Lidhje

Sulm vetëvrasës në Bregun Perëndimor - 2002-10-27


Grupi ekstremist palestinez, Hamas ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetvrasës në afërsi të një vendbanimi izraelit në Bregun Perëndimor, ku u vranë tri ushtarë izraelitë. Hamasi deklaroi se atentatori ishte një student 22-vjeçar nga qyteti Nablus i Bregut Perëndimor.

Brigadat e Martirëve Al-Aqsa, krahu ushtarak i partisë Fatah të udhëhqësit palestinez, Yasser Arafat, e tërhoqi deklaratën që kishte bërë më parë në të cilën merrte përgjegjësinë për sulmin. Tre vetë u vranë në sulmin e sotëm, që u krye në një pikë karburanti në hyrje të venbanimit të madh izraelit, Arie, 15 kilometra në jug të Nablusit.

Zyrtarët izraelitë thonë se atentatori, i cili u vra në shpërthim, hodhi veten në erë, pasi u konfrontua nga tre ushtarë. Dëshmitarët thonë se ai u qëllua me armë dhe u plagos para se të ndodhte shpërthimi. Menjëherë pas sulmit, forcat izraelite qëlluan dhe vranë dy palestinezë të armatosur gjatë një bastisjeje të policisë në Nablus. Dy ushtarë izraelitë gjithashtu u plagosën.

Ndërkaq, një ushtar izraelit hapi zjarr dhe vrau një djalë të vogël në Jenin, qytet që ka qënë nën gjendjen e jashtëzakonëshme nga kur forcat izraelite hynë në Bregun Perëndimor të premten. Katër ditë më parë, nga një shpërthim vetvrasës në pjesën veriore të Izraelit u vranë 14 izraelitë.//ic//

XS
SM
MD
LG