Lidhje

Presidenti Bush firmos një ligj për reformën elektorale. - 2002-10-29


Zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 do të mbahen mend për konfuzionin që mbretëroi për javë të tëra, për historitë e ngatërrimit të votave, rinumërimin e tyre dhe ndërhyrjen e sistemit ligjor që shkoi deri në Gjykatën e Lartë.

Pas zgjedhjeve, u ngrit një komision, i cili përgatiti një paketë reformash. Tani, shumica e rekomandimeev të këtij komisioni janë shndërruar në ligje.

Ligjet kanë të bëjnë me me disa elementë bazë të votimit: përmirësimi i procedurave të regjistrimit, instalimi i pajisjeve më të mira, krijimi i kushteve për dërgimin e personave me të meta fizike në qendrat e votimit, edukimi i votuesve dhe kurse kualifikimi për punonjësit e votimeve.

Presidenti Bush i ktheu reformat në ligj, në praninë e ligjvënësve nga të dyja partitë kryesore politike, të cilat kishin hartuar ligjet e nevojshme. "Kur dalin problemet në organizimin e zgjedhjve, ne mbajmë përgjegjësi për ndreqjen e tyre", tha presidenti Bush.

Sipas ligjit, që zyrtarisht njihet me emrin ”Akti: Ndihmoni Amerikën të Votojë”, shtetet e ndryshme do të marrin fonde me vlerë prej rreth 4 miliardë dollarë nga qeveria federale gjatë 3 vjetëve, për zëvendësimin e sistemeve të vjetëruara të votimeve dhe për kualifikimin e njerëzve.

Presidenti Bush theksoi se megjithëse zhvillimi i zgjedhjeve është një funksion shtetëror dhe lokal, garantimi i drejtësisë në votime në të gjithë vendin është një përgjegjësi federale. "Çdo votues i regjistruar,- tha Presidenti,- meriton të ketë besimin se sistemi i votimeve është i drejtë dhe i paanshëm, se çdo votë regjistrohet dhe se rregullat zbatohen në mënyrë të vazhdueshme."

Ndryshimet nuk do të arrijnë të vihen në zbatim për zgjedhjet e ditës së martë, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e Kongresit, si edhe përbërjen e organeve të qeverisjes lokale dhe shtetërore. Të gjitha ndryshimet pritet të jenë vënë në zbatim në të gjithë vendin brenda vitit 2006.//lk//

XS
SM
MD
LG