Lidhje

Snajperët akuzohen edhe për një tjetër vrasje - 2002-10-29


Personat e dyshuar si snajperë në zonën e Washingtonit, janë akuzuar edhe në lidhje me vrasje tjetër në shtetin e Washingtonit, mijëra kilometra në veriperëndim të kryeqytetit amerikan.

Shefi i policisë së qytetit Takoma në Washington, David Brame, tha dje se John Allen Muhammad dhe John Lee Malvo janë akuzuar për vrasjen e një 21 vjeçareje, e cila u qëllua për vdekje në shtëpinë e saj në Takoma, më 16 shkurt.

Dje, ndaj zotit Muhammad u ngrit padia nga shteti i Virginias nën akuzat për vrasje, përpjekje për vrasje dhe akuza të tjera. Sulmet me snajper që zgjatën tre javë në zonën e Washingtonit, lanë 10 të vdekur dhe tre të plagosur.

//rd//

XS
SM
MD
LG