Lidhje

Miratohet  qeveria e re e Maqedonisë - 2002-10-31


Parlamenti i Maqedonisë miratoi mbrëmë vonë me shumicë votash qeverinë e re të udhëhequr nga Branko Cërvenkovski. Opozita maqedonase votoi kundër dhe u largua nga parlamenti para ceremonisë solemne dhe betimit të kabinetit. Kryeministri i ri ka theksuar se do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend. Qeveria e tij do të ketë edhe një detyrë të vështirë, zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.//ic//

XS
SM
MD
LG