Lidhje

Udhëheqësi i kryengritësve çeçenë merr përgjegjësinë në krizën e pengjeve - 2002-11-01


Një faqe çeçene elektronike ka publikuar atë që e quan një deklaratë nga udhëheqësi i kryengritësve Shamil Basayev i cili merr përgjegjësinë për marrjen e pengjeve javën e kaluar në Moskë.

Në deklaratën e zotit Basayev gjithashtu kërkohet falje për mos informimin më parë të presidentit separatist çeçen Aslan Maskhadov rreth këtij aksioni në teatrin e Moskës.

Dje, Kremlini përjashtoi mundësinë e zhvillimit të bisedimeve të paqes me separatistët çeçen pasi akuzoi zotin Maskhadov se ishte organizator i krizës së pengjeve.

Ndërkohë dhoma e Ulët e parlametit rus, Duma miratoi kufizime të reja për mbulimin nga media të operacioneve kundër terrorizmit. Kjo masë do të ndalojë shtypin të publikojë informacione rreth teknikave dhe armëve që përdor qeveria gjatë operacioneve anti-terroriste.

//rd//

XS
SM
MD
LG