Lidhje

Parlamenti i Serbisë mbidhet për herë të parë - 2002-11-05


Parlamenti i Serbisë u mblodh për herë të parë pas disa muajsh, pas marrëveshjes që arritën udhëheqësit kryesorë politikë për zgjidhjen e problemeve midis tyre.

Marrëveshjen e shpallën Kryeministri serb, Zoran Djidjic dhe Presidenti Jugosllav, Vojislav Kostunica.

Sipas marrëveshjes, 45 përkrahës të zotit Kostunica lejohen të rifuten në parlament, nga i cili ishin përjashtuar sepse e bojkotuan atë në shenjë proteste ndaj politikave të ndjekura nga mbështetësit e zotit Djindjic.

Të dyja palët thonë se janë ta gatshme të punojnë për reformimin e ligjeve elektorale dhe për të hartuar një kushtetutë të re e cila do ta zëvendësonte Jugosllavinë me një bashkim të lirë të Serbisë dhe Malit të Zi.

//rd//

XS
SM
MD
LG