Lidhje

Grate nga Kosova ne Uashington - 2002-11-07


Klubi amerikan i grave gazetare ben te ditur se po shqyrton mundesite per nje shtrirje te bashkepunimit e shkembimit te pervojes ne Kosove. Bashkerenduesja e veprimtarive te kesaj shoqate, Nancy Jagelka i beri keto komente dje, pas nje takimi me nje grupi grash nga Kosova te cilat ndodhen ne Washington ne kuader te programit Hope Fellowship.

Qellimi i takimit te djeshem ishte thjesht per te vendosur kontaktt e para me grate nga Kosova, thote zonja Jagelka, per t'u njohur me arritjet e tyre por edhe me nevojat e shqetesimet me te cilat ndeshet shoqeria ne kete pjese te rajonit te Ballkanit. Ajo mendon se organizata e saj do te jete ne gjendje te jape nje fare ndihmese ne kete drejtim, por eshte heret te flitet per ndonje plan konkret, pa degjuar me pare hallet e tyre.

Dhe shqetesimet jane te shumta, thote Afijete Sada, gjykatese nga Gjakova, qytet ku ceshtja e te zhdukurve gjate luftes ende nuk eshte sqaruar. Zonja Sada thote se ceshtja tjeter shqetesuese eshte gjendja e femijeve. Nje numer i tyre kane mbetur jetime e shume te tjere me nje prind. Zonja Sada tani kryen praktiken e saj prane nje gjykate per ceshtje civile ketu ne Washington. Ajo thote se pervoja amerikane ne ketedrejtim mund te mbartet mjaft mire ne Kosove, vecanerisht ne fushen e bashkerendimit te punes.

Ne takim, gjate bisedave u preken mjaft ceshtje. Grate nga Kosova u perpoqen t'u shpjegonin simotrave amerikane perparimet qe ka bere Kosova qe nga perfundimi i luftes. Por ato vune ne dukje edhe kushte ende te veshtira, si papunesia, kriminaliteti, varferia, dhe gjendja e rende sherbimit shendetsor. Kizi Belkez Ferri, mjeke me profesion, i cileson keto me teper si plage te nje pushtimi te gjate, te cilat shpejt mund te sherohen

Ava Kurteshi,mjeke psikiatre, merret kryesisht me edukimin shendetsor te masave jo vetem per t'u mbrojtur nga semundjet por edhe per te kuptuar me mire nevojat e njerezve te semure e me paaftesi e per per t'i ndihmuar ata. Zonja Kurteshi me shoqaten e saj jo qeveritare Menssana publikon e shperndan falas broshura e revista te tilla me keshilla mjekesore nga me te ndryshmet.

Zonja Kurteshi thote se shoqates se saj edhe organizatave te tjera jo qeveritare ne Kosove nuk u mungon perkushtimi dhe vullneti per t'i shtrire e zgjeruar veprimtarite e tyre ne te gjitha shtresat e shoqerise. Por pengesat finaciare jane te medha, thote ajo.Gjate qendrimit ne Shtetet e Bashkuara ne kuader te programit Hope Fellowship, zonja Kurteshi po perpiqet per te vendosur kontakte bashkepunimi me fondacione te ndryshme bamirese dhe individe filantropiste si themeluesi i Mikrosoftit, Bill Gates, per ta ndihmuar Kosoven ne kete drejtim.

Gratë nga Kosova ndodhen në Shtetet e bashkuara në kuadër të programit Hope Fellowship për një specializimi 8 javor. Programi është ndërmarrë nga Këshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan dhe financohet nga agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar, USAID

XS
SM
MD
LG