Lidhje

Izraeli dislokon 2 mijë policë në Jeruzalem - 2002-11-08


Izraeli dislokoi sot 2 mijë policë në Jeruzalem, ndërkohë që dhjetëra mijëra palesatinezë hynë në qytetin e vjetër për të kryer faljen në xhaminë Al-Aksa, të premten e parë të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Në kuadër të masave të sigurimit, policia izraelite ngriti postblloqe në atë zonë, e cila shikohet si e shenjtë edhe nga hebrenjtë.

Ndërkohë, dhuna dy vjeçare izraelito palestineze vazhdoi gjatë natës në Bregun Perëndimor, ku një palestinez u vra nga forcat izraelite në kampin Tulkarem të refugjatëve.

Në qytetin Khan Yunis të Rripit të Gazës, trupat izraelite hodhën në erë shtëpinë e familjes së një ekstremisti që vrau dy kolonë izraelitë ditën e mërkurë.

//rd//

XS
SM
MD
LG