Lidhje

Hu Gjintao,  pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i Kinës - 2002-11-08


Hu Gjintao, që pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i Kinës, tha se vendi i tij nuk do të largohet nga rruga e socializmit, gjatë përpjekjeve për të rritur mirëqënien ekonomike të kinezëve.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Kinës, Hsinhua, citon zotin Hu të ketë thënë se Kina do të vazhdojë zbatimin e ideologjisë marksiste-leniniste drejt përparimit socialist, në harmoni me, ato që ai i quajti, “karakteristika kineze”.

Zoti Hu i bëri komentet të premten në hapje të punimeve të kongresit të 16 të Partisë Komuniste të Kinës në Pekin. Zoti Hu pritet të zëvendësojë në fillim të vitit të ardhshëm presidentin e tanishëm Gjang Xë Min.

Në fjalën e tij të hapjes, presidenti Gjang tha se Kina, duke mbetur një vend një komunist, duhet të tërheqë një numër më të madh kapitalistësh për të ecur përpara.

XS
SM
MD
LG