Lidhje

Hetime rreth një takimi të terroristëve në Amerikën Latine - 2002-11-09


Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të Amerikës Latine janë duke bërë hetime lidhur me njoftimet se përfaqësues të organizatave kryesore terroriste u takuan kohët e fundit në një rajon të Amerikës së Jugut, të njohur për veprimtarinë kriminale. Rrjeti televiziv amerikan, CNN, bën të ditur se anëtarë të grupit Hezbollah, me bazë në Liban, u takuan me përfaqësues të al-Qaidës dhe të disa grupeve të tjera ekstremiste, pranë një zone ku bashkohen kufijt e tri shteteve, Argjentinës, Brazilit dhe Paraguajit. Rëndësia e takimit të mësipërm mbetet akoma për t’u përcaktuar. Zona në fjalë është një nyje e dyshimtë veprimtarish terroriste dhe një strehë për trafikantët e armëve, kontrabandistët dhe falsifikuesit. Kjo zonë, ku ka një popullsi të madhe etnike arabe, është cilësuar nga Departamenti amerikan i Shtetit si një qendër e ekstremizmit islamik në Amerikën e Jugut.

XS
SM
MD
LG