Lidhje

Prokuroria heton Fatos Klosin - 2002-11-11


Prokuroria shqiptare njoftoi sot pasdite se ajo ka nisur hetimet ndaj ish drejtuesit të Shërbimit Informativ shtetëror Fatos Klosi. Zoti Klosi akuzohet për shpërdorim detyre, dhe hetimet ndaj tij vijnë pas kallzimit të bërë nga kryeministri Fatos Nano. Ndërkohë komisioni parlamentar për veprimtarinë e Shërbimit Informativ do të paraqesë këtë javë raportin përfundimtar i cili do të jetë në dy pjesë, njëra e anëtarëve të opozitës dhe tjetra e atyre socialistë./AL/

XS
SM
MD
LG