Lidhje

Bushi:nuk do të tregohet  tolerancë ndaj manovrimeve irakiane - 2002-11-12


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, thotë se bashkëpunimi i Irakut me inspektorët e armëve në terren është çështja kyçe tani që Bagdadi ka pranuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit mbi çarmatimin.

Zoti Annan tha se inspektorët e OKB-së do të fillojnë të arrijnë në Irak të hënën dhe do të fillojnë menjëherë nga puna. Ai tha se inspektorët dinë sesi të veprojnë në rast se Bagdadi nuk bashkëpunon. Ispektorët duhet të paraqesin një raport zyrtar mbi bashkëpunimin e Irakut dy muaj pasi të fillojnë procesin e kërkimint për armë të ndaluara të shkatërrimit në masë.

Shtetet e Bashkuara thonë se veprimi ushtarak është i mundur nëse udhëheqësi irakian, Sadam Husein, nuk vepron në përputhje të plotë me kërkesat e Kombeve të Bashkuara. Presidenti Bush ka thënë se nuk do të tregohet kurrfarë tolerance ndaj manovrimeve irakiane.

XS
SM
MD
LG