Lidhje

Ekzekutohet pakistanezi për vrasjen e dy punonjësve të CIAs - 2002-11-15


Një pakistanez u ekzekutua në Shtetet e Bashkuara për vrasjen e dy punonjësve të CIA-s në vitin 1993.

38 vjeçari Mir Aimal Kasi u vra dje vonë me inxheksion vdekjeprurës në një burg në shtetin Virginia. Kasi kishte pranuar se kishte vrarë dy punonjësit e CIA-s para selisë së CIA-s në rrethinat e kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara.

Dënimi me vdekje u krye pasi të gjitha apelimet dështuan dhe Guvernatori i Virginias, Mark Warner mohoi kërkesat për falje të jetës.

Departamenti amerikan i shtetit ka paralajmëruar amerikanët se ekzekutimi i Kasit mund të shkaktojë sulme ndaj objekteve amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara, megjithëse në intervista dhënë kohët e fundit kishte thënë se nuk donte që ekstremistët të hakmerreshin në emër të tij.

//rd//

XS
SM
MD
LG