Lidhje

Shkup: Kryetarët e shteteve të Nismës së Evropës Qendrore miratojnë deklaratën përfundimtare të takimit - 2002-11-15


Kryetarët e shteteve-anëtare të Nismës së Evropës Qendrore, të mbledhur në Shkup, miratuan të premtën deklaratën përfundimtare të takimit. Në këtë deklaratë theksohet domosdoshmëria e përfshirjes së vendeve ballkanike në Bashkimin Evropian dhe në Nato.

Kryeminsitri maqedonas, Branko Cërvenkovski, tha në përfundim të takimit se kriza ekonomike kërcënon sigurinë dhe rrit tensionet politike e nacionaliste. Kurse kryeministri italian, Silvio Berluskoni, tha se vendet e Ballkanit janë pjesë e rëndësishme e Evropës. //az//

XS
SM
MD
LG