Lidhje

Takim i Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit të Kosovës me Zëvendëskryeministrin e Serbisë - 2002-11-16


Kryetari i qendrës bashkërenduese serbe për Kosovën dhe nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Nebojsha Çoviç, u takuan të premtën me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, dhe kryeministrin Bajram Rexhepi.

Zoti Çoviç e vlerësoi këtë takim si fillim të bisedimeve mbi Kosovën midis Beogradit dhe Prishtinës.

Takimi u zhvillua në mjediset e konferencës me temë ”Shqiptarët dhe fqinjët e tyre” në Luçernë të Zvicrës. //az//

XS
SM
MD
LG