Lidhje

Vidiokaseta e fundit e Osama bin Ladenit - 2002-11-18


Një audio-kasetë me sa duket e regjistruar nga udhëheqësi i Al-Kaidës, Osama Bin Laden, u transmetua kohët e fundit nga rrjeti televiziv arab Al-Xhazira. Në shirit, një zë që besohet të jetë i Bin Ladenit përshendet një seri sulmesh terroriste të kryera gjatë këtij viti: shpërthimin në një sinagoge në Tunizi; sulmin me armë kundër marinsave amerikanë në Kuvajt; shpërthimin në një cisternë nafte në bregdetin e Jemenit, shpërthimin i një kamioni-bombë në një klub nate në Bali të Indonezisë dhe marrjen peng të një teatri në Moskë të Rusisë. Këto sulme shkaktuan vdekjen e qindra njerzve nga shumë vende. Në audio-kasetë, zëri që supozohet të jetë i Osama Bin Ladenit mori përgjegjësinë për shpërthimet në Bali, nga të cilët u vranë më shumë se 190 veta.

Presidenti George W. Bush tha se pavarësisht se i kujt është zëri i regjistruar në shirit, ai i kujton botës se lufta kundër terrorizmit është shumë larg fundit. Presidenti Bush nuk është i vetmi udhëheqës botëror që paralajmëron kundër vetë-kënaqësisë. Kryeministri britanik, Tony Blair, tha se sulmet në Bali, Moskë dhe në bregdetin e Jemenit treguan se terroristët e sotëm nuk njohin kufijë gjeografik, çnjerëzor ose nivel të dëmeve materiale. Ata janë, siç tha kryeministri Blair, duke kërkuar që të shkaktojnë zemërimin më dramatik dhe më shkatërrimtar ndonjëherë kundër njerzve, që ata pretendojnë se janë armiqtë e tyre.

Ndoshta kërcënimi më i madh, tha zoti Blair, është lidhja midis terroristëve dhe shteteve, që prodhojnë armë të shkatërrimit në masë. Shtetet që kanë dështuar, të cilat shtypin popullin e tyre në mënyrë brutale, ku nocionet e demokracisë dhe të shtetit ligjor janë të huaja, karakterizohen nga e njëjta mungesë e kufijve të arsyeshëm rreth veprimeve të tyre ashtu si edhe terroristët, tha kryeministri Blair.

Fushata kundër terrorizmit, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e cila filloi pas sulmeve terroriste në New York dhe Washington, vazhdon të bëjë përparim. Rrjeti terrorist Al-Kaida jo vetëm që ka humbur strehën e sigurtë, që gëzonte në të kaluarën në Afganistan, por një numër udhëheqësish të lartë të tij janë vrarë ose arrestuar.

Fushata kundër terrorizmit ka përparuar nëpërmjet bashkëpunimit të pashembullt të komunitetit ndërkombëtar, duke shtuar masat e sigurimit dhe duke ndërprerë veprimtarinë e rrjeteve terroriste. Ky bashkëpunim do të vazhdojë për të mbrojtur të gjithë popujt e botës.

Siç ka thënë edhe presidenti Bush: Nuk ka rëndësi se sa kohë do të duhet, ne do ti gjejmë terroristët dhe do ti nxjerrim ata para drejtësisë.

//rd//

XS
SM
MD
LG