Lidhje

Annan u takua në Beograd me zyrtarë më të lartë jugosllavë, sërbë e malazezë - 2002-11-20


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan u takua mbrëmë në Beograd me zyrtarë më të lartë jugosllavë, sërbë e malazezë, me të cilët ka biseduar për hartimin e kartës kushtetuese të shtetit të ri sërbo-malazez, bashkëpunimin me gjykatën e Hagës dhe situatën në Kosovë. Kryeministri i Sërbisë, Zoran Xhinxhiç, thotë se me zotin Annan kanë rënë dakord se Beogradi e Prishtina duhet ti fillojnë sa më parë bisedimet për zgjidhjen e të gjitha çështjeve kontenstuese. Zoti Ananan takohet sot edhe me kryeprokuroren e gjykatës së Hagës, Karla Del Ponde, e cila mbrëmë mbrriti në Beograd nga Sarajeva.

//ze//

XS
SM
MD
LG