Lidhje

Vritet një punonjës i OKB-së në Bregun Perëndimor - 2002-11-21


Një punonjës i Kombeve të Bashkuara që punonte në kampin e refugjatëve të Xheninit në Bregun Perëndimor u vra të premten gjatë përleshjes midis forcave izraelite dhe palestinezëve.

Njoftohet se viktima ishte shtetas britanik, i cili punonte për agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë. Ende nuk është e qartë se kush e goditi atë.

Incidenti ndodhi ndërkohë që forcat izraelite shkallëzuan operacionet në territoret palestineze, në përgjigjet të shpërthimit vetëvrasës të së enjtes në Jeruzalem, që shkaktoi vdekjen e 12 vetave.

Autori i sulmit vetëvrasës ishte nga qyteti Bethlehem. Forcat izraelite e ripushtuan të premten këtë qytet të Bregut Perëndimor dhe filluan arrestimet. //kk//

XS
SM
MD
LG