Në Pakistan, parlamenti zgjodhi një përkrahës të presidentit ushtarak, Pervez Musharraf, si kryeministrin e parë civil të vendit që nga grusht shteti ushtarak i vitit 1999.
Mir Zafarullah Khan Xhemail i Lidhjes Myslimane Pakistaneze fitoi sot me rezultat të thellë ndaj rivalëve të tij nga Alenaca Islamike dhe grupi më i madh i opozitës, Partia Popullore e Pakistanit.
Gjenerali Musharraf tha dje se është i gatshëm t’ia kalojë pushtetin menjëherë kryeministrit të ri civil. Mirëpo, ai tha se do të qendrojë në postin e presidentit për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin e vendit.
//rd//