Lidhje

Maqedoni: Probleme në komisionet e regjistrimit - 2002-11-22


Anëtarë maqedonas në komisionet e regjistrimit në Maqedoni po akuzojnë kolegët e tyre shqiptarë për shkelje të procedurave të regjistrimit.

Ata thonë se janë regjistruar qytetarë shqiptarë pa dokumenta të rregullta apo të plota, si dhe me banim jashtë vendit. Ndërkaq pjesëtarë shqiptarë të komisioneve thonë se rreth 300 mijë qytetarë kanë mbetur pa u regjistruar, sipas tyre, shumica shqiptarë, kurse vëzhgues ndërkombëtarë e kanë quajtur procesin të sukseshëm. //kk//

XS
SM
MD
LG