Lidhje

Kalendari Historik 20 nëntor - 2002-11-22


Më 20 nëntor të vitit 1951, një tabelë që lexonte ”Shitet” ishte vendosur para shtëpisë së fundit të ndërtuar në qytezën e njohur si Levittown. Qyteza e ndërtuar privatisht me më shume se 17 mijë shtëpi nisi punimet në vitin 1946 në Long Island afër qytetit të New Yorkut. E ndërtuar nga kompania e ndërtimit Abraham Levit dhe Djemtë, ajo është konsideruar si qyteza periferike e parë në Amerike dhe tashmë është kthyer në një simbol të lagjeve periferike. Kompania përdori metodën e linjës së montimit, për të ulur koston e ndërtimit në zonën prej 19 kilometra katrorë. Gjatë kulmit të prodhimit, rreth 30 shtëpi kompletoheshin çdo ditë. Levittown kishte gjithashtu rrugë të asfaltuara, si dhe dyqane ushqimore. Levittown solli lindjen e një industrie të re të ndërtimit të banesave në Shtetet e Bashkuara. Në vend që disa artizanë të punonin për ndërtimin e shtëpive të veçanta sipas kërkesave të blerësve, firmat ndërtuese blinin një pjesë toke, punësonin disa punëtore dhe duke përdorur metodën e linjës së montimit, ndërtonin një sërë shtëpish, duke ulur kohën e ndërtimit si dhe koston e shtëpive.

Më 20 nëntor të vitit 1866, qindra veteranë të Unionit të periudhës së Luftës Civile Amerikane, u takuan në Indianapolis të shtetit Indiana në kongresin e parë të shoqatës Ushtria Madhore e Republikës. Në prill të atij viti, në Springfield të Illionis, Ushtria Madhore e Republiks ishte themeluar si një vëllazëri patriotike, kushtuar bamirësisë dhe vëllazërimit midis veteranëve të veriut të luftës civile. Megjithatë, grupi shpejt do të ushtronte një ndikim të madh në politikën amerikane. Ushtria Madhore e Republikës luftoi për përfitime për veteranët, dhe me një sukses të kufizuar, organizata gjithashtu i bëri presion qeverisë të dënonte të gjithë ish-republikat e konfederatës që ishin shkëptur nga Unioni. //az//

XS
SM
MD
LG