Lidhje

Komisioni i Kongresit amerikan: zyrtarë të Arabisë Saudite mund t’u ketë dërguar para terroristëve - 2002-11-23


Njoftohet se një komision hetimor i Kongresit Amerikan ka arritur në përfundimin që agjencitë amerikane të zbulimit kanë dështuar në hetimin me kujdes të provave, sipas të cilave zyrtarë të Arabisë Saudite mund t’u ketë dërguar para terroristëve të sulmeve të 11 shtatorit. Hollësitë e një raporti, që po përgatitet nga komisioni në fjalë, u publikuan të shtunën nga mjetet amerikane të informimit. Burimet bëjnë të ditur se raporti përfundimtar, që pritet muajin e ardhshëm, do t’i akuzojë gjithashtu zyrtarët sauditë se nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit amerikanë. Zyrtarë të administratës së presidentit Bush iu përgjigjën këtyre njoftimeve me rezervë, duke thënë se është me rëndësi që të mos jepen mendime para përfundimit të hetimeve. //az//

XS
SM
MD
LG