Lidhje

SHBA: nënshkruhet legjislacioni për krijimin e Departamentit për Sigurinë Kombëtare - 2002-11-24


Presidenti Bush nënshkroi legjislacionin për krijimin e Departamentit të ri për Sigurimin Kombëtar, riorganizimi më i madh i qeverisë amerikane në 50 vjet.

Gjatë një ceremonie të hënën në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha se kjo masë do t’i mbrojë amerikanët nga ato që ai i quajti rreziqe të epokës së re, terrorizmit.

Presidenti emëroi shefin e zyrës së sigurimit kombëtar, Tom Ridge, si kandidat për të kryesuar Departamentin e ri, në të cilin do të shkrihen 22 agjenci federale me 170 mijë punonjës dhe një buxhet gati prej 40 miliardë dollarësh në vit.

Byroja Federale e Hetimeve dhe Agjencia Qendrore e Zbulimit nuk do të përfshihen në departamentin e ri. //kk//

XS
SM
MD
LG