Lidhje

Britania: Ballkani, portë për krimin e organizuar në Evropë - 2002-11-25


Sekretari i Brendshëm Britanik, David Blunkett thotë se vendet e Ballkanit janë një portë për në Evropë për krimin e organizuar. Ai e quajti trafikimin e njerëzve, të drogës dhe të armëve, një biznes shumëmilionë dollarësh dhe kërkoi një bashkëpunim në rritje nga ana e vendeve të Ballkanit për t’u përballur me këtë problem.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference në Londër mbi luftën ndaj imigracionit të paligjshëm, kontrabandës së drogës dhe trafikimit të njerëzve nga Evropa juglindore.

Zoti Blunkett tha se bashkëpunimi i ngushtë është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të rrezikut që paraqet terrorizmi ndërkombëtar.

Sekretari i jashtëm Britanik, Jack Straw tha në takim se është krenar për angazhimin afatgjatë të Britanisë në mbështetjen e Ballkanit në rrugën drejt integrimit të plotë euro-atlantik. Zoti Blunkett dhe zoti Straw janë drejtuesit e konferencës, ku marrin pjesë 57 delegacione. //kk//

XS
SM
MD
LG