Lidhje

Kalendari historik 28 nëntor - 2002-11-26


Gara e parë e makinave në Shtetet e Bashkuara u zhvillua më 28 nëntor të vitit 1895. Gara 88 kilometrash u zhvillua në shtetin Illinois, në rrugët nga qendra e qytetit Çikago deri në lagjen periferike Evanson. Në garë morën pjesë 8 automjete, 4 që punonin me fuqi elektrike dhe 4 me karburant. Gara u fitua nga Frank Duryea, i cili ngau një makinë dy-cilindërshe me karburant, e shpikur nga vëllai i tij, Charles. Shpejtësia mesatare e automjetit ishte rreth 10 kilometra në orë. Koha e përgjithshme e zotit Duryea, duke mos llogaritur ndalesat për riparime, ishte 7 orë e 53 minuta. Automjeti i zotit Duryea i ngjante një karroce të vogël. Forma e saj ishte tipike për ato kohë dhe i dha shkas përdorimit të nofkës për automobilët ”karrocë pa kuaj”. Në vend të timonit, makina e Duryea-s drejtohej nga një pajisje që i ngjante një krahu timoni në një varkë. Më 28 nëntor të vitit 1943, presidenti Franklin Roosevelt mori pjesë në konferencën e Teheranit së bashku me udhëheqësit e Anglisë dhe të Bashkimit Sovjetik të periudhës gjatë luftës së Dytë Botërore. Presidenti Roosevelt, kryeminsitri britanik, Winston Churchill, dhe udhëheqësi sovjetik, Josif Stalin, ranë dakord për vijën e përëgjithshme të planeve lidhur me pushtimin e propozuar të Evropës perëndimore nga anglo-amerikanët. Presidenti Roosevelt popullin amerikanëve për takimin në një fjalim që mbajti në radio. ”Ne nuk u kushtuam vëmendje vetëm çështjeve ushtarake, por edhe shqetësimeve për të ardhmen, planet për krijimin e një bote që do t’i bënte të arsyetueshme të gjitha sakrificat e luftës.”-tha presidenti Roosvelt.

Disas prej diskutimeve në konferencën e Teheranit çuan në idenë e krijimit të Organizatës së kombeve të Bashkuara.// lk //

XS
SM
MD
LG