Lidhje

Kalendari historik  27  nëntor - 2002-11-26


Më 27 nëntor të vitit 1963, pas 5 ditësh në detyrën e presidentit pas vrasjes së John F. Kennedit, Lyndon Johnson mbajti një fjalim në një sesion të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit amerikan. Ky ishte fjalimi i parë i zotit Johnson në kongres në cilësinë e presidentit. ”Do të kisha dhënë me kënaqësi çdo gjë që kam vetëm të mos më duhej të dal para jush në rrethana të tilla. Plumbi i një vrasësi hodhi mbi supet e mia barrën e madhe të presidencës. Asnjë fjalim përkujtimor apo lamtumire nuk mund të nderojë më bmirë kujtimin e presidentit Kennedi, se sa miratimi i ligjit mbi të drejtat civile për të cilin ai luftoi për aq kohë,” tha presidenti Lyndon Johnson. Më 27 nëntor të vitit 1910, në New York u hap stacioni hekurudhor më i madh në botë i asaj kohe. Stacioni Pensilvania në Manhatan shtrihej në një sipërfaqe prej 11 hektarësh. Kjo strukturë ishte një kryevepër arti dhe e teknologjisë së transportit. Stacioni i shërbente linjës hekurudhore Pensilvania që mbulonte shumë zona të pjesë lindore të Shteteve të Bashkuara. Ky stacion përdorej edhe nga mijëra udhëtarë të përditshëm nga shtetet New Jersey, Konektikati dhe Pensilvania, si edhe nga periferi të Long Islandit deri në pjesën lindore të qytetit. Pjesa e jashtme e stacionit Pensilvania përbëhej nga një seri kolonash klasike prej gurësh masivë. Pjesa e brendshme, që quhej Grand Concourse, ishte një riprodhim i Banjave të Carcallës në Romën e lashtë.// lk //

XS
SM
MD
LG