Lidhje

Kalendari historik 23 nëntor - 2002-11-26


Më 23 nëntor 1921, një vit e 10 muaj pas miratimit të amendamentit të 18-të të kushtetutës amerikane, që ndalonte përdorimin e pijeve alkoolike, presidenti Warren Harding nënshkroi një projektligj, që i dha fund përdorimit të ligjshëm të alkoholit nga amerikanët. Ligji kishte për qëllim të mbyllte tregun, që po rritej me shpejtësi, të kurave gjoja mjeksore me përmbajtje të lartë alkoholi. Disa prej të ashtuquajturave kura shiteshin dhe bliheshin si pije alkoolike.

Ligji i ri u mohonte mjekëve edhe të drejtën që të jepnin receta për birrë për qëllime mjeksore. Ndalimi kushtetor i pijeve alkoholike në Shtetet e Bashkuara qëndroi në fuqi deri më 5 dhjetor të vitit 1933, kur shtetet ratifikuan amendamentin e 21, i cili shfuqizoi amendamentin e 18-të të kushtetutës amerikane. Që prej atëhere, jo vetëm alkooli për qëllime mjeksore, por edhe pijet alkoolike të të gjitha llojeve u bënë përsëri të ligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Më 23 nëntor 1936, Henry Luce botoi numrin e parë të revistës amerikane me fotografi me titull Life. Zoti Luce ishte gjithashtu botues i revistës së përjavshme të sukseshme Time. Objektivi i revistës Life, siç shprehej botuesi, ishte që lexuesit të shikonin jetën, të shikonin botën, të përjetonin ngjarje të rëndësishme, të shikonin të gjitha këto gjëra dhe të mahniteshin. Zoti Luce mori në punë disa prej fotografëve më të mirë të botës për të ilustruar lajmet me fotografi. Stili i revistës Life, me pak fjalë dhe plot fotografi, u imitua gjerësisht nga botime të tjera. Tirazhi i revistës ishte i madh, por nga fundi i viteve 60-të, kostoja e botimit ishte aq e lartë sa që redaksia e revistës po humbiste miliona dollarë në vit. Megjithë popullaritetin e madh, botimi i refistës Life u pezullua në fillim të viteve 70-të. Më 1978, revista Life doli përsëri në qarkullim, por jo si e përjavshme, por si revistë mujore. Këtë radhë, në një epokë në të cilën televizioni mbizotëront mjetet e informimit, tirazhi ishte shumë i vogël dhe në vitin 2000 revista mujore Life u pezullua përsëri dhe tani botohet rallë herë me raste të veçanta.// lk //

XS
SM
MD
LG