Lidhje

Shenjat e Trafikut dhe Aksidentet - 2002-11-26


Shenjat e trafikut parandalojnë aksidentet Një studim i kohëve të fundit se semaforët dhe respektimi i shenjave të kalimit të rrugëve ndikojnë dukshëm në uljen e rasteve të aksidenteve. Studimi përqëndrohet kryesisht tek personat e moshuar, pasi ata kanë më pak të ngjarë të ngasin makinën dhe më shumë gjasa të bëhen viktima të aksidenteve.

Kjo grua e moshuar tregohet e kujdesshme kur do të kalojë kryqëzimin e rrugës, dhe kjo jo pa arsye. Njerëzit mbi moshën 65 vjeçare janë më në rrezik se të gjitha grup moshat e tjera për të gjetur vdekjen si pasojë e përplasjeve me makinat. Por kur kryqëzimi ka një shenjë ndalimi ose semaforë ose polic për të rregulluar trafikun gjasat e një aksidenti pakësohen dukshëm.

Studimi u krye nga nga grup mjekësh pranë qëndrave mjekësore në Washington, Atlanta e Kaliforni. Studiuesit shqyrtuan aksidentet në 4 qytete. Të dhënat e tyre tregojnë se në rrugët me semaforë dhe vende për kalimin e këmbësorëve, të moshuarit ndjeheshin njësoj të sigurt për të kaluar si në rrugët me semaforë por pa vende të caktuara për kalimin e këmbësorëve.Por në rrugët pa semaforë por vetëm me shenja për kalimin e këmbësorëve, rastet e aksidenteve ishin tre herë më të larta.

Këtë ndryshim, shkencëtarët e shpjegojnë me faktin se shenjat e kalimit krijojnë për këmbësorët një siguri të rreme, duke i bërë ata të mendojnë se shoferi i automjetit do të reagojë ndaj shenjave njësoj si ndaj dritave të semaforëve. Por jo gjithmonë ndodh kështu.

Metodë e re skanimi

Trauma nga aksidentet është shkaktari i tretë kryesor i vdekjeve në Amerikë. Kur viktima hyn në dhomën e urgjencës, koha nuk pret. Viktima vizitohet menjëherë nga mjekët për të parë nëse plagosja, në kokë, në shtyllën kurrizore, në gjoks, apo stomak, rrezikon jetën e viktimës. Kur rasti nuk është urgjent, ky lloj vlerësimi kryehet në pavionin e radiologjisë.

Doktor Robert Novelline është drejtor i pavionit të radiologjisë në spitalin qëndror të Bostonit. Qëndra e tij është e para në Shtetet e Bashkuara që filloi të përdori një lloj të ri skanimi të shumëfishtë e shumë të shpejtë. Nëpërmjet kësaj metode koka e pacientit mund të skanohet brenda 20 sekondave, një mënyrë kjo mjaft e shpejtë krahasuar me 1 orë e 20 minuta që nevojitet për një skanim të ngjashëm me aparatura të zakonëshme.

Doktor Novelline thotë kjo metodë e re skanimi ndihmon jashtëzakonisht mjekët në sallën e operacionit pasi i lejon kirurgët të ndërhyjnë me shpejtësi dhe në vendin e duhur. Në Shtetet e Bashkuara afro 40 përqind e spitaleve përdorin këtë metodë të re skanimi.

Ecja parandalon frakturat e kockave

Rreth 300 mijë njerëz shumë prej tyre gra të moshuara, shtrohen çdo vit në spital si pasojë e fraktuarave të kockave. Por një studim i kohëve të fundit lë të kuptohet se këto fraktura mes grave në periudhën pas menopauzës, mund të shmangen me disa ushtrime të lehta fizike, përfshi ecjen. Gjatë studimit që zgjati 10 vjet, u morrën në shqyrtim 61 mijë gra të moshës 40 deri në 77. Mjekja Diane Feskanich pranë spitalit Brigham në Boston thotë se gratë që kryenin ecje 4 orë në javë ulën 40 përqind mundësitë e prekjes nga fraktura. Sipas studimit, edhe gratë që kryejnë një jetë aktive fizike gëzojnë të njëjtën mbrojtje nga frakturat si ajo që sigurohet nga përdorimi i hormoneve.

Mish në laborator

Doktori Morris Benjaminson pranë shkollës Touro të Shkencës dhe Sëndetit në New York kryeson grupin e shkencëtarëve që po merret me një eksperiment i cili po të dalë me sukses do të bëjë të mundur rritjen e mishit jashtë trupit të kafshës duke siguruar furnizim të vazhdueshëm të astronautëve me mish të llojve të ndryshme. Eksperimenti financohet nga agjencia amerikane për fluturime në hapësirë.

Deri tani shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se disa substanca të këpurdhave dhe të peshkut duke i bashkuar me një serum nxisin rritjen e qelizave. Ata thonë se ky zbulim është premtues pasi nëse mishi i peshkut rriten në hapësirë, atëherë i njëjti mish mund të përdoret për të riprodhuar vetveten.

Eksperti James Gilchriest thotë se një zhvillim i tillë mund të eleminonte plotësisht therrjen e bagëtive, dhe do të bëhej shkak për një revolucion rrënjësor në industrinë ushqimore. Por për të arritur deri këtu ekzitojnë pengesa të ndryshme dhe teknologjia ndodhet të paktën 5 vjet përpara çdo përdorimi praktik, pa përmendur këtu problemet që lindin nga perceptimi publik.

XS
SM
MD
LG