Lidhje

Endeavour çon ekuipazh të ri në stacionin orbital - 2002-11-26


Anija amerikane Endeavour për vajtje ardhje në hapësirë çoi anëtarët e rinj të ekuipazhit dhe një komponent masiv strukturor në stacionin orbital ndërkombëtar.

Anija Endeavour u bashkua në stacionin hapësinor dje në mbrëmje. Tre austronautët në bordin e anijes do të zëvendësojnë ekuipazhin e tanishëm të përbërë nga një austronaute amerikane dhe dy rusë që kanë qendruar në hapësirë për gati gjashtë muaj.

Anija Endeavour po dërgon edhe një pjesë masive prej 290 milionë dollarësh të platformës për të zgjeruar kompleksin orbital. Tre ecje në hapësirë janë planifikuar për të bashkuar pjesën e platformës me strukturën e stacionit të hapërsirës.

//rd//

XS
SM
MD
LG