Lidhje

Ekstremistë palestinezë paralajmërojnë për sulme të tjera në Izrael - 2002-11-27


Dy grupe ekstremiste palestineze janë zotuar të intensifikojnë sulmet në Izrael, pasi udhëheqës vendorë të të dy grupeve humbën jetën të martën vonë në një shpërthim në kampin e refugjatëve Xhenin të Bregut Perëndimor.

Dy udhëheqësit u identifikuan si Imad Nastri i krahut ushtarak të grupit Hamas dhe Ala Al-Sabah i Brigadave Martire Al-Aksa.

Rrethanat e vdekjes së tyre ende nuk janë të qarta. Fillimisht, palestinezët thanë se ata u vranë gjatë një sulmi izraelit me raketa, por më pas ata thanë vetëm se kishin dëgjuar një shpërthim në shtëpinë ku ishin fshehur dy udhëheqësit në fjalë.

Ushtria izraelite mohoi se kishte gisht në këtë incident. //kk//

XS
SM
MD
LG