Lidhje

Bazat gjermane në dispozicion, nëse sulmohet Iraku - 2002-11-27


Shtetet e Bashkuara do të nisin dy të dërguar të nivelit të lartë në disa vende evropiane dhe në Turqi javën e ardhëshme në përpjekje për të siguruar mbështetje për një ndërhyrje të mundëshme ushtarake kundër Irakut. Një zyrtar i lartë amerikan dha të mërkurën se zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Wolfowitz, dhe nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike, Marc Grosman do të vizitojnë deri në 10 vende. Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate mund të shfrytëzojnë bazat ushtarake dhe hapësirën ajrore të vendit të tij, por Gjermania nuk do të marrë pjesë aktive në ndonjë fushatë ushtarake kundër Irakut.//ic//

XS
SM
MD
LG