Lidhje

Bullgaria e gatshme të ndihmojë në një operacion ushtarak kundër Irakut - 2002-11-29


Kryekomandanti ushtarak i Natos, gjnerali amerikan Joseph Ralston, tha se sulmi ushtarak kundër Irakut do të ishte rruga e fundit për zgjidhjen e krizës.

Gjatë një konference shtypi në Sofje, pas takimit të premtën me zyrtarë të lartë bullgarë, gjenerali Ralston tha se . Nga ana tjetër, komandanti i Natos tha se alternativa ushtarake mund të bëhet e pashmangshme dhe theksoi se Bullgaria, e cila është në plan të hyjë në radhët e aleancës në vitin 2 mijë e 4, duhet të ndërmarrë hapa për një planifikim të përshtatshëm ushtarak.

Zyrtarë bullgarë thonë se vendi i tyre është i gatshëm të ndihmojë një operacion ushtarak kundër Ireakut me trupa dhe aspekte logjistike, por vendimi përfundimtar do të merret nga parlamenti.//xh//

XS
SM
MD
LG