Lidhje

Opozita shqiptare kërkon shkarkimin e Ministrit të Financave - 2002-12-02


Ministri i Financave Kastriot Islami mblodhi sot pasdite (2 dhjetor) drejtuesit kryesorë të institucion që drejton, përfshirë edhe drejtorët e përgjithshëm të Tatimeve dhe Doganave, për të bërë analizën e 10 muajve të këtij viti dhe parashikimet për buxhetin 2003.

Ky takim bëhet një ditë pas kritikave të ashpra të opozitës për mosrealizimin e të ardhurave dhe kërkesës së saj për shkarkimin e Ministrit të Financave. Zoti Islami pati sot debate me përfaqësuesit e opozitës edhe në mbledhjen e komisionit parlamentar të ekonomisë.

XS
SM
MD
LG