Lidhje

Hollanda gjykon 4 të dyshuar që akuzohen se kishin në plan sulme kundër amerikanëve në Evropë - 2002-12-02


Në Hollandë filloi gjyqi ndaj katër personave të akuzuar si pjesëtarë të një grupi terrorist që kishte planifikuar sulme ndaj amerikanëve në Evropë.

Prokurorët filluan sot seancën për paraqitjen e akuzave ndaj katër të pandehurve, dy shtetas algjerianë, një francez dhe një hollandez me origjinë etiopiane. Ata u arrestuan pak kohë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Hetuesit thonë se dyshojnë që grupi terrorist evropian të ketë lidhje me Al-Kaidën dhe se kishte në plan të kryente sulme ndaj ambasadës amerikane në Paris si dhe ndaj një baze ushtarake amerikane në Belgjikë.

//rd//

XS
SM
MD
LG