Lidhje

Dy palestinezë vriten në Jenin nga forcat izraelite - 2002-12-02


Dy palestinezë u vranë sot në përleshje të veçanta me forcat izraelite. Palestinezët thonë se një adoleshent u vra dhe mbi dhjetë të tjerë u plagosën në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor.

Sipas njoftimeve ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj një grupi të rinjsh, që po shkonin në shkollë, pasi ata i qëlluan trupat me gurë.

Në Rripin e Gazës, një palestinez të veshur me uniformë të ushtrisë izraelite e qëlluan ndërsa përpiqej të hynte në vendbanimin hebraik Netzarim, pranë qytetit të Gazës.

Xhihadi islamik mori përgjegjësinë për sulmin, që shkaktoi plagosjen lehtë të një ushtari izraelit.

//rd//

XS
SM
MD
LG