Lidhje

Kalendari Historik 4 dhjetor - 2002-12-02


Më 4 dhjetor, 1783, Gjenerali George Washington, komandanti i Ushtrisë Kontinentale, u takua me oficerët e tij të lartë në një tavernë të Nju Jork-ut për t’u lënë lamtumirën. Oficerët ishin të emocionuar ngaqë Gjenerali Washington nuk ishte vetëm komandanti por edhe heroi i tyre. Historianët thonë se disa nga oficerët e këshilluan që ta shpallte veten sundimtar të Shteteve të Bashkuara. Ata e siguruan se do të kishte edhe mbështetjen e ushtarëve. Washingtoni e hodhi poshtë idenë si të gabuar. Dhe shtoi se nuk dëshironte asgjë tjetër veçse të kthehej në plantacionet e tij në Mount Vernon në Virgjinia. Megjithatë, katër vjet më vonë ai doli përsëri në skenë jo si sundimtar fuqiplotë por si presidenti i parë i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 4 dhjetor të vitit 1867, një grup burrash të interesuar për mirëqënien e fermerëve themeloi një shoqatë për mbrojtjen dhe kualifikimin e fermerëve, që njihet si Shoqata Kombëtare e Fermerëve. Qëllimi i kësaj shoqate ishte njohja e fermerëve me teknologjinë më të përparuar të kohës, telegrafin, hekurudhat dhe shartimin e zarzavateve. Leroy Watson, një zyrtar i degës së shoqatës në Uashington, thotë se arsimimi ishte një nga qëllimet kryesore të organizatës. "Kur u themelua shoqata, ajo konsiderohej si një organizatë që u krijonte mundësi shumë fermerëve që të mësonin. Në atë kohë, në Shtetet e Bashkuara po zhvillohej një revolucion teknologjik në industrinë bujqësore. Themeluesit e Shoqatës së Fermerëve ishin të vetëdijshëm për ndikimin e madh të kësaj teknologjie dhe patën frikë se fermerët nuk po e shfrytëzonin teknologjinë e re në mënyrën më të mirë", thotë Leroy Watson i Shoqatës amerikane të Fermerëve, që u themelua në vitin 1867.

//rd//

XS
SM
MD
LG