Lidhje

Izraeli thuhet se kishte informacion për sulme të al-Kaidës në Afrikë - 2002-12-03


Njoftohet se zyrtarë izraelitë të zbulimit kishin marrë paralajmërime se rrjeti al-Kaida po planifikonte sulme në Afrikë, para se turistët izraelitë të viheshin në shënjestër javën e kaluar në Kenia.

Sipas radio Izraelit shefi i shërbimit ushtarak të zbulimit tha se Izraeli kishte marrë informacion rreth sulmeve të planifikuara të al-Kaidës, ndoshta në qytetin Mombasa të Kenias.

Mirëpo, sipas njoftimeve, informacioni ishte i natyrës së përgjithshme dhe se në të nuk përmendeshin izraelitët. Dhjetë kenianë dhe 3 izraelitë humbën jetën javën e kaluar në një sulm vetëvrasës në një hotel në afërsi të qytetit Mombasa.

Dhe pothuajse në të njëjtën kohë, dy raketa u hodhën kundër një avioni izraelit udhëtarësh kur po ngrihej nga aeroporti i qytetit Mombasa, por avioni nuk u godit.//kk//

XS
SM
MD
LG