Lidhje

Ekspertët e OKB-së vazhdojnë inspektimet në Irak - 2002-12-04


Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për armët kryen inpektime të tjera në Irak, duke kontrolluar për armë të shkatërrimit në masë. Një ekip inspektorësh shkoi të mërkurën në jug të Bagdadit në një objekt që thuhet se ka lidhje me programin bërthamor të armëve.

Një ekip tjetër u nis për në veriperëndim të kryeqytetit për t’u siguruar se nuk ka rifilluar puna në një qendër për armë kimike të shkatërruar.

Ndërkohë, Iraku thotë se do të japë një listë të plotë të programeve të tij të armëve të shtunën, një ditë para afatit të vendosur nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti Bush ka thënë se Iraku duhet të japë prova të qarta dhe të plota se nuk ka armë të ndaluara, nëse do që të shmangë një veprim të mundshëm ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara. //kk//

XS
SM
MD
LG