Lidhje

Dhjetë palestinezë vriten nga zjarri izraelit në Rripin e Gazës - 2002-12-06


Palestinezët thonë se forcat izraelite vranë të paktën 10 palestinezë dhe plagosën 12 të tjerë gjatë një inkursioni në kampin e refugjatëve Bureij, në Rripin e Gazës. Një oficer i ushtrisë izraelite tha se operacioni vuri në shënjestër një udhëheqës vendas të Komitetit për Mbrojtjen e Popullit, pjesë e lëvizjes Fatah të udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat. Oficeri tha se pesë prej viktimave ishin anëtarë të grupit ekstremist, Hamas. Një shkëmbim i ashpër zjarri shpërtheu midis palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë kur tanke izraelite të mbështetur nga helikopterë luftarakë sulmuan kampin në orët e para të mëngjesit në errësirë. Zoti Arafat e cilësoi sulmin masakër.//ad//

XS
SM
MD
LG