Lidhje

Propozohet shtyrja e negociatave për antarësimin e Turqisë në BE - 2002-12-06


Në Turqi, udhëheqësi i partisë së re në pushtet, Recep Tayyip Erdogan, thotë se propozimi i Gjermanisë dhe Francës, që Ankaraja të presë dy vjet të tjera para fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është i papranueshëm.

Zoti Erdogan tha në një intervistë televizive mbrëmë se vendi i tij ka pritur shumë dhe se kjo çështje nuk duhet shtyrë më. Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se presidenti francez Jacques Chirac dhe kancelari gjerman Gerhard Schroeder propozuan dje gjatë bisedimeve në Bruksel që shqyrtimi i kërkesës së Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian të shtyhet deri në vitin 2004.

Propozimi kërkon që udhëheqësit e Bashkimit Evropian të presin deri atëherë për të vlerësuar përparimin e Ankarasë drejt plotësimit të kritereve të anëtarësimit për sa i përket gjendjes së të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Negociatat për anëtarësim mund të fillojnë diku nga viti 2005. Propozimi duhet të miratohet nga të 15 vendet anëtare gjatë takimit të nivelit të lartë në Kopenhagë javën e ardhshme. Turqia kishte shpresuar të fillonte bisedimet për anëtarësim nga fillimi i vitit tjetër. //ad//

XS
SM
MD
LG