Lidhje

Mbrojta në shekullin e 21 - 2002-12-09


Gjatë Luftës së Ftohtë, i vetmi kërcënim real ndaj paqes në botë vinte nga Bashkimi Sovjetik. Siç është shprehur nënpresidenti Dick Cheney, Shtetet e Bashkuara e përballuan kërcënimin me takime të nivelit të lartë, traktate për kontrollin e armëve dhe politikë shkurajuese.

Sot, kërcënimi vjen nga armiq që nuk kanë asgjë për të mbrojtur. Me një grup terrorist si al-Kaida, politika e shkurajimit apo e arësyetimet në tryza konferencash nuk është e e fektshme. ”Për këtë arësye, tha nënpresidenti Cheney, konflikti mund të marrë fund vetëm me shkatërrimin e plotë të grupeve terroriste dhe me një një fitore të Shteteve të Bashkuara dhe të kauzës së lirisë”.

Për të fituar betejën kundër terrorizmit global, beteja po zhvillohet në territorin e armikut. Siç u shpreh nënpresidenti Cheney, e vetmja rrugë drejt sigurisë është ajo e veprimit. Shtetet e Bashkuara i prijnë një koalicioni prej më shumë se 90 vendesh. Amerika dhe aleatët e saj po shkëmbejnë informacion zbulimi, po ndjekin dhe kapin terroristë dhe po bllokojnë llogaritë e grupeve terroriste e të organizatave që shërbejnë si mbulojë për to.

Kudo që të veprojnë terroristët, ata do të gjenden. Ata nuk do të lejohen të organizojnë komplote apo të stërviten. Ata do të sillen para drejtësisë. Që kur al-Kaida sulmoi Shtetet e Bashkaura më 11 shtator të vitit 2 mijë e një, shumë terroristë janë kapur ose vrarë.

Mes tyre janë shefi i shtabit të Osama bin-Ladenit, Abu Zabaydah, i cili u kap marsin e kaluar në Pakistan; Ramzi bin al-Shibhi, që mendohet se ishte një nga planifikuesit kryesorë të sulmeve të 11 shtatorit, është kapur gjithashtu në Pakistan, dhe Salem Suniam al Harethi, një operativ i lartë i bin Ladenit në Jemen, i cili thuhet se është vrarë atje bashkë me disa terroristë të tjerë.

Dhe kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë kapur sauditin Abdal Rashim al Nashirin, shefin e operacioneve të al-Kaidës për rajonin e Gjirit Persik. Mendohet se ai ka qenë një nga planifikuesit e rëndësishëm të sulmit ndaj kryqëzorit amerikan USS Cole në portin e Adenit, tetorin e vitit 2000. mendohet gjithashtu se ai ka marrë pjesë në shpërthimet në dy ambasadat amerikane në Afrikën Lindore më 1998.

Deri tani, janë arrestuar më shumë se 2 mijë e 300 terroristë në më shumë se 90 vende dhe janë bllokuar më shumë se 100 milionë dollarë në llogari bankare të terroristëve në mbarë botën. ”Ne, ka thënë nënpresidenti Dick Cheney, do të qendrojmë të patundur kundër armiqve të lirisë, ne do të organizohemi për të përballuar sfidën më të fundit të historisë, ne do të jemi vazhdimisht një hap para terroristëve. Ne do t’i mposhtim ata, pavarësisht sesa kohë do të marrë”, tha nënpresidenti Cheney.

//rd//

XS
SM
MD
LG