Lidhje

Sekretari amerikan i Shtetit rithekson vazhdimin e angazhimit të SHBA në Kosovë - 2002-12-11


Shtetet e Bashkuara ripohuan vazhdimin e pranisë së tyre në Kosovë si dhe angazhimin për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës. Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell në një takim të hënën, më 9 dhjetor, me administratorin e OKB-së Michael Steiner ripohoi vazhdimin e angazhimit amerikan për Kosovën. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit e cilësoi takimin e djeshëm si shumë të mirë. Zoti Steiner e informoi Sekretarin e Shtetit për zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai vuri në dukje përparimet e arritura por theksoi se ende mbetet shumë për të bërë. Sekretari Powell shprehu mbështetjen e administratës amerikane për përpjekjet e administratorit Steiner në Kosovë.

XS
SM
MD
LG