Lidhje

Jordania arreston 2 operativë të Al-Kaidës - 2002-12-14


Jordania njofton se ka arrestuar dy persona të dyshuar si terroristë të al-Kaidës lidhur me vrasjen e një diplomati amerikan në muajin tetor. Goditja në Amman e Laurence Fooley-t përpara shtëpisë së tij më 28 tetor, i tronditi jordanezët dhe komunitetin diplomatik amerikan në këtë kryeqytet zakonisht të sigurt.

Dje, Jordania tha se të pandehurit ishin një person i armatosur libian dhe bashkëpunëtori i tij jordanez. Në deklaratën e autoriteteve jordaneze thuhet se të dy të pandehurit kishin lidhje me një nga operativët kryesorë të Osama bin Ladenit, për të cilin Gjermania thotë se është komandant i al-Qaidës i ngarkuar me planifikimin e sulmeve terroriste në Evropë.

Deklarata nuk bën të ditur se kur dhe se si u arrestuan personat në fjalë, por vë në dukje se të dy të pandehurit pranuan se e kanë kryer vrasjen.//ic//

XS
SM
MD
LG