Ekspertët e parë të Organizatës Botërore të Shëndetsisë mbrritën mbrëmë në Shkup për të ndihmuar në hetimin e helmimit të pashpjegueshëm të nxënësve shqiptarë në Kumanovë. Ata pritet të bëjnë një analizë retroaktive të helmimit, ndërkohë që helmimi i nxënësve shqiptarë u dënua edhe nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila bën pjesë në koalicionin e ri qeveritar. Kjo parti e ka quajtur helmimin akt të shëmtuar anti-njerzor. //ze//