Lidhje

Presidenti Bush nuk do të ndërhyjë në mbështetje të Senatorit Lott - 2002-12-17


Në njofime të medias thuhet se Presidenti Bush ka vendosur të mos ndërhyjë në mbështetje të udhëheqësit të republikanëve në Senat, Trent Lott.

Disa burime citojnë republikanë që kanë lidhje të ngushta me administratën e Presidentit Bush, të thonë se senatori ngaMississipit nuk ka asnjë shans të vazhdojë të drejtojë shumicën, kur të mblidhet senati i ri në Janar.

Senatorët republikanë parashikojnë të takohen më 6 janar për të vendosur për fatin e zotit Lott. Në një intervistë me kanalin televiziv BET, që transmeton kryesisht për afrikano-amerikanët zoti Lott, kërkoi sërish ndjesë për komentet e tij, që janë konsideruar si mbështetje për ndarjen raciale.

Ai kërkoi që ta falin dhe u zotua se do të ndiqte një program që do të ndihmonte afrikano-amerikanët dhe pakicat e tjera. //kk//

XS
SM
MD
LG