Lidhje

Kalendari historik 18 dhjetor - 2002-12-17


Më 18 dhjetor 1865, Sekretari i Shtetit William Seward, deklaroi ratifikimin e amandamentit të 13-të të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Amandamenti i dha fund një kapitulli të hidhur në historinë e Amerikës, duke ndaluar skllavërinë në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë territoret e tjera të saj. Ai kishte fuqi si për shtetet, ashtu dhe individët. Në bazë të vendimeve të mëvonshme të Gjykatës së Lartë, amandamenti përbënte një garanci kundër shfrytëzimit të fuqisë punëtore. Disa shtete, kryesisht në jug dhe veri të vendit, kishin miratuar ligje që ndalonin skllavërinë. Amandamenti hyri në fuqi 8 muaj mbas përfundimit të luftës civile në amerikë.

35 vjet më parë, më 18 dhjetor 1956, një lojë e përjavshme e quajtur “Asgjë përveç së vërtetës” u shaq për herë të parë në televizionin amerikan. Gjatë javës në vijim shfaqja mori një emër tjeter “Të tregosh të vërtetën”. Nën këtë emër shfaqja u transmetua për vite me radhë. Në shfaqjen “Të tregosh të vërtetën”, 3 konkurrentët pretendojne se janë i njëjti person, dikush me një profesion apo rezultate interesante në jetë. Të tre pretendojnë të jenë për shembull John Smith, por në fakt vetëm njëri prej tyre është në të vërtetë John Smith. Një juri e përbërë prej njerëz të famshëm do u drejtojnë pyetje për të përcaktuar se kush është John Smithi i vërtetë. John Smithi i vërtetë do u japë dy Smithëve të rremë të dhëna me qëllim që të mashtrojnë jurinë dhe të fitojë lojën vetë. Në përfundim të çdo loje, Smithi i vërtetë do dilte kur drejtuesi i programit do thoshte” “Smithi i vërtetë të lutem çohu më këmbë”, shprehje e cila më vonë u bë shumë popullore në Amerikë. “Të tregosh të vërtetën” vazhdoi të shfaqej në televizion nga premiera e saj më 1956 deri më 1968. Versione të tjera të kësaj loje janë shfaqur më vonë duke përfshire atë më të fundit në 1990.// lk //

XS
SM
MD
LG