Lidhje

Zyrtarë amerikanë, rusë dhe evropianë diskutojnë mbi Lindjen e Mesme - 2002-12-20


Presidenti Bush thotë se plani i paqes për Lindjen e Mesme, që po përgatitet nga një koalicion ndërkombëtar nuk është ende gati. Por ai i tha të enjten presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, se është i angazhuar që të ecet përpara në këtë drejtim sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara takohen të premten në Washington për diskutime rreth Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, komisioni palestinez i zgjedhjeve rekomandoi shtyrjen e zgjedhjeve të planifikuara për 20 janar, duke thënë se mbajtja e votimit do të ishte e pamundur nën kufizimet e tanishme izraelite.

Ndërkaq, dy persona humbën jetën të premten në aktet e dhunës së vazhdueshme në Rripin e Gazës. Një kolon izraelit dhe një palestinez u vranë në indidente të veçanta. //kk//

XS
SM
MD
LG