Lidhje

Bill Frist nga shteti Tenesi pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i shumicës republikane në senat - 2002-12-20


Një mjek dhe avokat nga shteti jugor i Tenesisë pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i shumicës republikane në senat, pasi senatori Trent Lott dha dorëheqjen dje nga ky post si pasojë e një komenti, që ngjalli shumë debate.

Senatorët republikanë mund të votojnë që të hënën për të emëruar në këtë post senatorin Bill Frist. Kardio-kirurgu 50 vjeçar ka shërbyer tashmë 8 vjet në senat dhe ishte mjeku i parë që prej vitit 1928 që zgjidhej në këtë dhomë të kongresit amerikan.

Senatorët republikanë mbështetën menjëherë zotin Frist, i cili ishte dje në qendër të vëmëndjes, kur senatori Lott dha dorëheqjen për shkak të disa komenteve, në të cilat vlerësoi kandidatin presidencial të vitit 1948, Strom Thurmond, i cili mbështeste ndarjen raciale. Senatori Lott nga Misisipi ka kërkuar falje disa herë për komentet e tij. //ze//

XS
SM
MD
LG