Lidhje

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike shpreh shqetësim të madh - 2002-12-24


Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike shprehu shqetësim të madh lidhur me gjendjen e reaktorëve bërthamorë të Koresë së Veriut.

Organizata me bazë në Vienë tha dje se Koreja e Veriut ka hequr dyllin e fundit vulosës dhe kamerat përgjuese ndërkombëtare nga instalimet e saj bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se nuk mund të garantojë më që Koreja e Veriut nuk nxjerr material bërthamor për ndërtimin e armëve.

Shqetësimi më imediat është heqja e dyllit vulosës të një qendre magazinimi, ku ndodhet një sasi e mjaftueshme mbeturinash lënde djegëse e përdorur në reaktorë sa për të prodhuar disa bomba bërthamore brënda disa muajsh. Shtetet e Bashkuara thonë se instalimi në Yongbyon mund të ripërpunojë një sasi të mjaftueshme karburanti bërthamorpër të prodhuar të paktën tri bomba bërthamore.

Korea e Veriut nuk ka përfillur thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndryshuar kursin e saj. Dje, Penjani tha përsëri se politika amerikane po e çon gadishullin korean në prag të luftës.

Korea e Veriut kërkon që Washingtoni të nënshkruajë një pakt mos-sulmimi për të zbutur gjendjen, hap që Shtetet e Bashkuara refuzojnë ta ndërmarrin, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte sikur të shpërblehej politika e rrezikshme e Koresë së Veriut.

Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell po përdor kanalet diplomatike për gjetjen e një zgjidhje paqësore, duke telefonuar homologë të tij në Azi dhe në Evropë, dhe duke u bërë atyre thirrje që të përdorin ndikimin e tyre për ta bindur Korenë e Veriut që të ndryshojë kursin e saj.

Të hënën, sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld paralajmëroi se në rast se penjani nuk ndryshon kurs, Shtetet e Bashkuara janë të afta ta zgjidhin këtë çështje me Korenë e Veriut, çështjen e çarmatimit të Irakut si dhe luftën kundër terrorizmit, të gjitha këto në të njëjtën kohë. //ze//

XS
SM
MD
LG