Lidhje

Sekretari i shtetit Colin Powell komenton për deklaratën e Irakut mbi armët - 2002-12-25


Rezoluta 14-41 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i kërkon Irakut të çarmatoset nga armët e shkatërrimit në masë dhe të bëjë të ditura të gjitha aspektet e programeve të tij të armëve bërthamore, kimike dhe biologjike. Por Iraku dorëzoi një deklaratë, e cila nuk u përgjigjet shumë pyetjeve. Në disa raste, Kombet e Bashkuara kanë informacion që kontradikton drejtpërdrejtë dekalaratën e Irakut. Pjesa më e madhe e informacionit të përfshirë në deklaratën irakiane është një paraqitje për së dyti e materialeve që Kombet e Bashkuara kanë thënë se nuk janë të plota.

Pjesë të tjera të deklaratës irakiane janë pjesë të kopjuara nga raporte të shkruara prej Kombeve të Bashkuara dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Të vetmet ndryshime të bëra nga Iraku ishin heqja e referencave, që kritikonin qëndrimin e Bagdadit. Siç ka thënë sekretari amerikan i shtetit Colin Powell, Deklarata dështon plotësisht të japë hollësi rreth asaj që ne kishim mësuar rreth programeve të armëve të ndaluara të Irakut para se inspektorët të detyroheshin të largoheshin nga Iraku më 1998.”

Në dhjetor të vitit 1998, Iraku ndaloi të gjithë bashkëpunimin me inspektorët e Kombeve të Bashkuara, të cilët thanë se Iraku mund të kishte prodhuar 26 mijë litra antraks. Kjo është 3 herë më shumë se sa sasie e deklaruar nga Iraku dhe sasi e mjaftueshme për të vrarë miliona njerëz. Regjimi i Sadam Huseinit kishte pranuar gjithashtu se kishte prodhuar më shumë se 1 mijë e 200 litra të një agjenti biologjik i quajtur toksini bolitinum, 16 herë më shumë nga sa kishte deklaruar Iraku. Më vonë, inspektorët e OKB-së arritën në përfundimin se irakianët mund të kenë prodhuar edhe 38 mijë litra të tjerë. Përsëri, deklarata irakiane nuk përmend fare këto pajisje që mungojnë. Për më tepër, nga fundi i viteve 90-të, Iraku ndërtoi njësi të lëvizshme për prodhimin e armëve biologjike. Megjithatë, deklarata përmend vetëm automjete të lëvizshme frigoriferi dhe laboratore të provave ushqimore.

Në mënyrën më të pacipë, tha sekretari i shtetit Powell, deklarata irakiane e mohon plotësisht ekzistencën e ndonjë programi armësh të ndaluara. Përgjigja e Irakut është një katalog i informacioneve të përmendura më parë dhe i mungesave flagrante të fakteve. Siç u shpreh edhe sekretari Powell, duhet të jetë më se e qartë se vazhdimësia e mungesave dhe boshllëqeve sistematike në deklaratën e Irakut nuk është aksidentale, pasojë e pakujdesive në redaktim apo e gabimeve teknike. Këto janë mungesa thelbësore, që përbëjnë një shkelje tjetër thelbësore të detyrimeve të Irakut ndaj Kombeve të Bashkuara.

//rd//

XS
SM
MD
LG